Gjatë ditës së sotme u takuam në organizatën tonë nga KFOR, ku diskutuam për sfidat që i hasin të rinjtë e Kosovës.
Gjatë takimit diskutuam se çka mund të kontribuojmë ne si shoqëri për rininë dhe të ardhmen e tyre. Përfaqësuesit e KFOR, toger Z.Yazici dhe toger Z.Koç, treguan gatishmërinë e tyre që të ndihmojnë rininë e Kosovës.
Falenderojmë përfaqësuesit e KFOR për viziten e sotme dhe diskutimin që kishim gjatë kësaj kohe, ku shqetësimi kryesor ishte mënyra e jetesës së të rinjëve dhe situata aktuale.