Organizata jonë ka mbajtur takim me përfaqësues të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe përfaqësuesen e Këshilit të Nxënësve të Gjakovës.
Universiteti “Fehmi Agani” dhe organizata ACTIVISM ROOTS do të bashkëpunojnë që të fuqizojnë këshillat e studentëve dhe do sigurojnë pjesëmarrje në aktivitete për ngritjen e kapaciteteve të tyre.
Përfaqësuesja e Këshillit të Nxënësve të Gjakovës tregoi për sfidat që po i has në të gjitha shkollat e komunës tonë për adresimin e problemeve të nxënësve poashtu ishte e gatshme të punoj me ne që të rris pjesëmarrjen e nxënësve në trajnimet që i ofrojmë për ta.
Këto takime po mbahen në kuadër të projektit ‘Youth Activism’ që mbështetet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.