Gjatë kësaj jave mbajtëm takim online me përfaqësues të organizatës “Ktheju Tokës Tënde” Z. Eris Jashari dhe organizatës “Follow UP – Organizata për Integrim dhe Zhvillim Social”Znj. Agmie Osmani ku diskutuam për planet që i kemi për rininë në vitin 2023.
Organizata “Follow UP – Organizata për Integrim dhe Zhvillim Social’ janë duke organizuar sesione në shkolla për dhunën në familje, kurse
Organizata “Ktheju Tokës Tënde”, duke bërë hulumtim që të ju ofrojnë të rinjve një pasqyrë se ku të drejtohen në karrierë dhe a përshtatet drejtimi ku studiojnë me punën që ofrohet në treg. Aktivitetet e organizatave rinore po vazhdojnë të kontribuojnë për zhvillimin e tyre dhe angazhimin e tyre qytetar.
Këto takime po mbahen në kuadër të projektit ‘Youth Activism’ që mbështetet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.