Takimi me Universitetin e Gjakovës ‘Fehmi Agani’

Studentët e Universitetit të Gjakovës ‘Fehmi Agani’ na pritën sot në një takim ku diskutuam rreth Auditimit social dhe se për punën që projekti ynë ka bërë këtë vit.
Falenderojmë drejtuesit e studentëve për organizimin e takimit. Aktivizimi i studentëve për komunitetin ka rëndësi shumë të madhe dhe shpresojmë që në të ardhmen të shohim studentë aktiv që bëjnë ndryshimin në shoqëri!
Këto aktivitete po mbahen në kuadër të projektit ‘TË MËSOSH DUKE PRAKTIKUAR: Rritja e aktivizmit qytetar lokal duke transferuar njohuritë
te Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) lokale se si të implementohet auditimi social në
Kosovë’ financuar nga: USAID Kosovo Komuna Transparente, Efikase dhe Llogaridhënëse (USAID
TEAM) dhe zbatuar nga Group for Legal and Political Studies. Activism Roots është përzgjedhur për ta zbatuar projektin në komunën e Gjakovës me bashkë-financim nga komuna.