Gjatë ditës së sotme në Gjimnazin ‘Hajdar Dushi’ u mbajt një nga takimet e planifikuara për projektin ‘Llogaridhënia sociale’. Së bashku me arsimtarët dhe nxënësit e kësaj shkolle, bashkëbiseduam se çka është auditimi social, si zbatohet dhe poashtu rastet konkrete që janë zbatuar nga GLPS dhe Activism Roots në komunën e Gjakovës.
Falënderojmë stafin e kësaj shkolle për bashkëpunimin gjithmonë korrekt!
Këto aktivitete po mbahen në kuadër të projektit ‘TË MËSOSH DUKE PRAKTIKUAR: Rritja e aktivizmit qytetar lokal duke transferuar njohuritë
te Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) lokale se si të implementohet auditimi social në
Kosovë’ financuar nga: USAID Kosovo Komuna Transparente, Efikase dhe Llogaridhënëse (USAID
TEAM) dhe zbatuar nga Group for Legal and Political Studies. Activism Roots është përzgjedhur për ta zbatuar projektin në komunën e Gjakovës me bashkë-financim nga komuna.
