Të hënën përfundoi ‘Programi për aktivizëm’ i vitit 2023.

Gjatë tryezës përfundimtare, ku prezente ishte edhe Drejtoresha e DKRS-Gjakovë znj. Adea Roka, ne paraqitem sukseset që ky program i ka arritur këtë vit dhe këto i paraqitem para të ftuarëve. U paraqit edhe puna ku të gjithë pjesëmarrësit që treguan përkushtim dhe kreativitet të madh gjatë gjithë programit, u bënë pjesë e diskutimit.
Shpresojmë që ky program do të frymëzojë më shumë njerëz për të adoptuar një mënyrë jetese të qëndrueshme dhe për të kontribuar në ndërtimin e një të ardhme më të mirë!
Projekti ‘Programi për aktivizëm’ që implementohet nga ACTIVISM ROOTS, është i mbështetur nga EJA Kosovë program i KCSF-së dhe financohet bashkërisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillimdhe Bashkëpunim (SDC), Agjencia Suedeze për Zhvillim.