AI dhe e ardhmja e punës Dita e dytë

Gjatë ditës së dytë të trajnimit , të rinjtë krijuan ide biznesi të lidhura me karrierën e tyre dhe analizuan raste reale ku AI ka ndikuar në mënyrë diskriminuese në shoqëri.
Përmes diskutimeve, punës në grupe dhe debateve mbi dilemat etike, ata reflektuan mbi rolin e teknologjisë në të drejtat e njeriut dhe propozuan zgjidhje për përdorim më të drejtë të saj.
Ky trajnim u organizua në bashkëpunim me Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).