Me datën 14 Nëntor së bashku me aktorin e famshëm Edi Kastrati mbajtëm një diskutim për fillimet e karrierës së tij dhe vështirësitë që i ka hasur.
Interesimi i të rinjve për pjesëmarrje në këtë takim ishte shumë i madh. Ata kishin pyetje të shumta se pse në komunën e Gjakovës nuk ka shumë interesim për fushën e teatrit, sikur kohë më parë. Sigurisht që edhe të qeshurat nuk munguan aspak.
Ne mendojmë që diskutimet e tilla me persona të suksesshëm në fushës së kulturës do të ndikojnë pozitivisht në ngritjen e vetëdijes së të rinjve.