THIRRJE PËR APLIKIM: “GJYKIMET E SIMULUARA” NË RAJONIN E GJAKOVËS

Dëshironi të mësoni më shumë për të drejtat e njeriut dhe sistemin e drejtësisë në Kosovë?

A doni të dini se si zhvillohet një seancë gjyqësore dhe të testoni veten në rolin e avokatit/es, prokurorit/es ose gjyqtarit/es?

Nëse po dhe jeni në shkollë të mesme nga rajoni i Gjakovës, aplikoni të bëheni pjesë “Gjykimet e Simuluara” përmes kësaj forme: https://forms.gle/b6nfDM7JU17dr6ov6

Ky do jetë simulim interaktiv dhe kreativ tre ditor rreth sistemit të drejtësisë ku do merrni rolin e gjyqtarit/es, prokurorit/es ose avokatit/es.

Aktiviteti do jetë rezidencial dhe do të mbahet në Gjakovë nga 26 – 28 janar 2022.

*Të gjitha shpenzimet e transportit, fjetjes dhe ushqimit janë të mbuluara nga YIHR KS dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet do të çertifikohen.

Aplikoni deri më 10 janar 2022 në ora 15:00!