Thirrje për Pozitën e Trajnerit/es: Drejtësi Tranzicionale dhe Dialog Ndëretnik

 Thirrje për Pozitën e Trajnerit/es: Drejtësi Tranzicionale dhe Dialog Ndëretnik
Je gati të ndikosh pozitivisht në Kosovë? Ke njohuri të thelluara në drejtësinë tranzicionale dhe dëshiron të ndihmosh të rinjtë të mësojnë dhe zhvillohen në këtë fushë?
Nëse përgjigjja është PO, ky është pozicion për ty!
 Objektivat e angazhimit:
Projekti ‘Promovimi i dialogut ndëretnik dhe kohezionit social: Fuqizimi i grave, pakicave dhe të rinjve për pajtim në Kosovë’ është një projekt i organizatave FIQ dhe Activism Roots, i mbështetur nga United Nations Development Programme (UNDP) në kuadër të projektit “Dealing with Conflict Legacy in Kosovo”. Ky projekt do të zgjas deri në muajin Dhjetor 2024 dhe synon të fuqizojë të rinjtë në komunat e Prishtinës, Gjakovës dhe Mitrovicës në fushën e drejtësisë tranzicionale.
 Profili dhe kërkesat për trajner:
● Trajneri duhet të ketë kualifikim nga fusha e drejtësisë.
● Të ketë përvojë nga fusha e drejtësisë tranzicionale dhe legjislacionit në Kosovë.
● Të ketë përvojë në shkrimin e raporteve dhe dokumenteve tjera ligjore.
● Të ketë njohuri dhe përvojë nga fusha e legjislacionit të OJQ-ve.
● Të jetë në gjendje që të punojë në mënyrë të pavarur.
● Të ketë shkathtësi analitike.
Kualifikimet dhe përvoja e trajnerit duhet të dëshmohet përmes CV-së.
Kohëzgjatja e detyrës: Angazhimi do të bëhet mbi bazën e kontratës për shërbime ndërmjet Forumit për Iniciativa Qytetare(FIQ) dhe ekspertit të kontraktuar.
Dokumentat e nevojshme për aplikim janë dërgimi i CV-së, certefikatave që posedon dhe letrat rekomanduese (nëse ka).
Dokumentet duhet të dërgohen në info@fiq-fci.org dhe vacancies@activismroots.org.
Data e fundit për aplikim: 25 Nentor 2023, ora 17:00.
Nëse jeni gati të merrni pjesë në këtë rrugëtim të rëndësishëm drejt drejtësisë tranzicionale dhe dialogut ndëretnik, aplikoni tani dhe ndihmoni të ndryshojmë Kosovën për më të mirë!