Tryeza e Rrumbullakët në Mitrovicë “Dialogu Ndëretnik”

Në këtë tryezë të rrumbullakët “Dialogu Ndëretnik” në Komunën e Mitrovicës, një nga pikat kyçe të diskutimit ishte se si të forcohet mirëkuptimi dhe toleranca mes komuniteteve.

Gjatë diskutimit kishte zëra të ndryshëm nga përfaqësuesit e komuniteteve vendase. Panelistët dhe pjesëmarrësit diskutuan për rëndësinë e dialogut ndër-etnik në nivel lokal dhe qëndror, duke rekomanduar për vazhdimësinë e tij

Kujdesi dhe përkushtimi për të kuptuar dhe respektuar njëri-tjetrin u shfaq si thelbi i një shoqërie të qëndrueshme dhe të fortë.

Së bashku ne ju bëjmë thirrje për të vazhduar të punohet në forcimin e lidhjeve të ndërsjella dhe në ndërtimin e një mjedisi të harmonisë dhe bashkëpunimit për të gjithë.

#inunityweprosper

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Ballafaqimi me Trashëgiminë e Konfliktit në Kosovë” i cili mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.

At this roundtable discussion on “Interethnic Dialogue” in the Municipality of Mitrovica, one of the key points of discussion was how to strengthen understanding and tolerance among communities.

Throughout the discussion, various voices were heard from representatives of local communities. Panelists and participants discussed the importance of interethnic dialogue at both local and central levels, recommending its continuity.

Attention and dedication to understanding and respecting one another emerged as the essence of a sustainable and robust society. Together, we urge for the continuation of efforts to strengthen mutual ties and build an environment of harmony and cooperation for all.

#InUnityWeProsper

This activity is supported by the “Dealing with Conflict Legacy in Kosovo” project funded by the Embassy of the United Kingdom and implemented by the United Nations Development Programme (UNDP).

British Embassy Pristina
UNDP Kosovo