Tryeza për vullnetarizmin

Javën e kaluar me ftesën e Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit morrëm pjesë në tryezën e organizuar së bashku me UNICEF, ku synim kishte udhëzimin për vullnetarizëm dhe platformën KoVo.

Ne si organizatë promovojmë dhe mbështesim vullnetarizmin për të gjitha moshat dhe jo vetëm për të rinjtë. Gjatë tryezës ne paraqitem sygjerimet dhe kritikat tona rreth udhëzimit administrativ dhe për platformën KoVo. Duke shpresuar që këto rekomandime që u paraqitën në tryezë të futen në zbatim dhe të rregullohen problemet që kjo fushë po has vitet e fundit.

Të pranishëm në këtë diskutim ishin Onur Canhasi, këshilltar politik i ministrit Çeku, Kastriot Mehmetaj, administrator i platformës “Kosovo Vulunteers” MKRS, Hanë Ilazi nga zyra e UNICEF në Kosovë si dhe përfaqësues të tjerë nga organizata joqeveritare, institucionet publike dhe grupe të tjera joformale të cilat pjesë të punës e kanë angazhimin e vullnetarëve të rinj në rajonin e Prishtinës.
Në platformën kosovovolunteers.org të rinjtë mund të regjistrohen dhe të lajmërohen për mundësi për punë vullnetare, ndërsa OJQ-të dhe institucionet tjera që ofrojnë mundësi për vullnetarizëm mund të regjistrohen dhe bëjnë lajmërimet e tyre përmes kësaj platforme.