Sot, në Gjakovë, u mbajt tryeza e diskutimit me temën “Dialogu Ndëretnik brenda Kosovës” .
Ky aktivitet mblodhi përfaqësues të institucioneve vendore, organizatave joqeveritare dhe organizatave tjera vendore dhe ndërkombëtare, liderë të komuniteteve dhe ekspertë, gjatë të cilës u shqyrtuan dhe diskutuan mënyrat që shpiejnë në përmirësimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet grupeve etnike në Kosovë.
Pjesë të panelet ishin Ministri i Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi dhe z. Berat Thaçi nga shoqëria civile. Është tejet me rëndësi që komunikimi mes nivelit qendror dhe lokal të zbatohet vazhdimisht, dhe kjo u promovua gjatë tryezës së sotme.
Tryeza ishte pjesë e trajnimit në kuadër të projektit “Promoting Inter – Ethnic and Social Cohesion: Empowering Woman, Minorities and Youth for Reconciliation in Kosovo” që mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ambasada e Britanisë së Madhe, kurse zbatohet nga ACTIVISM ROOTS në partneritet me FIQ.
ENG
A significant discussion forum on the topic of “Inter-Ethnic Dialogue within Kosovo” took place today, in Gjakovë/ Djakova.
This event brought together institutional representatives, non-governmental organisations, other local and international organisations, community leaders, and experts to explore and discuss strategies for enhancing dialogue and cooperation among ethnic groups in Kosovo.
Key speakers included Mr. Elbert Krasniqi, Minister of Local Government, and Mr. Berat Thaqi from civil society. The importance of effective communication between central and local levels was a central theme of the discussion, underscoring the need for continuous implementation.
The forum was part of the training within the project “Promoting Inter-Ethnic and Social Cohesion: Empowering Women, Minorities, and Youth for Reconciliation in Kosovo,” supported by United Nations Development Programme (UNDP) and the Embassy of Great Britain and implemented by ACTIVISM ROOTS in partnership with FIQ.