Xhubleta Shqiptare

Më shumë se katër mileniume që rrjedhin në kulturë shqiptare pasqyrohen përmes xhubletës së cilës iu kushtua murali i sapo përfunduar në Gjakovë.

Xhubleta është veshje karakteristike e cila haset që nga mileniumi i dytë p.e.s. Përmes motiveve dhe emblemave të thurura në të, kjo e fundit është njëkohësisht provë e qartë e prejardhjes ilire të kulturës shqiptare.
Parimisht, xhubleta vjen në ngjyra të ndryshme të cilat thuhet se asociohen me statusin martesor të gruas që e bartë atë; xhubleta e zezë shfrytëzohej në ditë të kobshme apo zie. Megjithatë, arsyeja pse xhubletat e pakta të mbijetuara deri më tani janë në ngjyrë të zezë lidhet me zinë kombëtare të shpallur pas vdekjes së Skëndërbeut në vitin 1468.
Momentalisht xhubleta shqiptare është në proces të hyrjes në UNESCO si një pasuri mijëvjeçare e trashëgimise kulturore.

Artisti Guido Palmadessa ushtroi mjeshtërinë më të madhe në realizimin e këtij murali i cili nderon së pari prejardhjen ilire të shqiptarëve, dhe kulturën e pasur shumëvjeçare e cila lexohet në detajet e kësaj veshjeje mahnitëse.
Xhubleta shqiptare e veshur nga një vajzë e re shqiptare është pikturuar njëkohësisht për të nderuar të gjitha gratë e vajzat shqiptare për qëndrueshmërinë ndaj sfidave shumëvjeçare të patriarkatit dhe shoqërisë diskriminuese.

Murali “Xhubleta Shqiptare” le të shërbejë si thirrje publike për ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të gruas shqiptare.

Ky mural u mundësua nga një bashkëpunim mes MuralFest Kosova, Activism Roots, DuArt dhe @fis.gojani , duke përfunduar kështu një punë të mrekullueshme që tash mund ta gjeni në lagjen e Bllokut të Ri dhe ftojmë banorët që ta ruajnë nga dëmtimet e mundshme nga njerëzit e papërgjegjshëm. Falenderojmë banorët e lagjes të cilët ishin bashkëpunues gjatë gjithë kohës.
Falenderim i veçantë për lokalin @tegarazhat që mundësoi ushqimin për stafin e punës së muralit!

Ky mural u përkrah nga @komunaegjakoves dhe @mkrs_mkos_mcys

📸Kenzo Records

______________________________________________________________________________

 

More than four millennia flowing in Albanian culture are reflected through the celebration to which the newly completed mural in Gjakovë was dedicated.

Jubleta is a characteristic garment that has been found since the second millennium BC. Through the motifs and emblems woven into it, the latter is at the same time a clear proof of the Illyrian origin of Albanian culture. Basically, the jubleta comes in a different colors which are said to be associated with the martial status of the woman who wears it; black jubilate was used on ghastly days or mourning. However, the reason why the few jubilates that have survived so far are black is related to the national mourning declared after the death of Skanderbeg in 1468. Currently, the Albanian Jubleta is in the process of entering UNESCO as a millennial asset of cultural heritage.

The artist Guido Palmadessa exercised the greatest skill in realization of this mural which honors first the Illyrian origin of the Albanians, and the rich multi-year culture which is read in the details of this amazing clothing. The Albanian girl dress worn by a young Albanian girl was painted at the same time to honor all Albanian women and girls for their  resilience against the perennial challenges of patriarchy and discriminatory society.

Let the mural “Xhubleta Shqiptare” serve as a public call for the preservation of Cultural Heritage, and the further empowerment of Albanian women.

This mural was made possible by a collaboration between MuralFest Kosova, Activism Roots, DuArt and @fis.gojani, thus completing a wonderful work that you can now find in the New Block neighborhood and we invite residents to protect it from possible damage from irresponsible people. We thank the residents of the neighborhood who were cooperative throughout. Special thanks to @tegarazhat bar for providing food for the mural work staff!

This mural was supported  by @komunaegjakoves and @mkrs_mkos_mcys

📸Kenzo Records