Me datën 7 Mars 2022 u mbajt mbledhja e radhës e asamblesë komunale të Gjakovës. Organizata jonë monitoroj mbledhjen e sotme dhe do të vazhdoj të bëj një gjë të tillë. Ndjekja e mbledhjeve të asamblesë do të jetë një ndër aktivitetet e vazhdueshme që organizata jonë do të zbatoj.
Gjatë mbledhjes së sotme u votua edhe themelimi i Këshillit për siguri në bashkësi (KKSB) dhe si përfaqësues i shoqërisë civile u votua Ideal Zhaveli nga Activism Roots. Ne si organizatë kemi paraqitur kandidaturën tonë duke u konsultuar së bashku edhe me kolegë të organizatave të shoqërisë civile të Gjakovës. Ne kemi menduar se kandidatura më serioze dhe reale për paraqitjen e mirë të shoqërisë civile në këtë këshill është Ideal Zhaveli, marrë parasysh edhe përvojën dhe poashtu pjesëmarrjen e rinisë në këto mekanizma, ku kjo është edhe hera e parë që një i ri është pjesë e këtij mekanizmi. Ne falenderojmë kuvendin komunal për besimin e votave unanime për KKSB. Ne kemi ftuar pas mbledhjes së kuvendit komunal, organizatat e shoqërisë civile të Gjakovës të paraqesim shqetësimet që ata kanë për sigurinë në komunën tonë.